Në “Camp Nou” nuk mungoi as flamuri i Kosovës

Skuadra e Barcelonës sonte shënoi fitore 4:0 ndaj Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga. Kjo ishte ndeshja e parë pas një kohë të gjatë e klubit katalunas në stadiumin “Camp Nou”. Në tribuna nuk mungoi as flamuri i shtetit të Kosovës. Tifogrupi i Barcelonës nga Kosova “Penya Kosova”,…

Sport

22/11/2025 20:00

Skuadra e Barcelonës sonte shënoi fitore 4:0 ndaj Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Kjo ishte ndeshja e parë pas një kohë të gjatë e klubit katalunas në stadiumin “Camp Nou”.

Në tribuna nuk mungoi as flamuri i shtetit të Kosovës.

Tifogrupi i Barcelonës nga Kosova “Penya Kosova”, ishin të pranishëm në stadiumin “Camp Nou”.

Ata e shijuan në maksimum këtë super ndeshje, në stadiumin e rinovuar.