Në BKK po mbahet konferenca “Të drejtat tona mbi edukimin për të drejtat e fëmijëve në Kosovë”

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës po mbahet konferenca nga Instituti për Promovimin e Arsimit (IPEDU). Kjo ngjarje është e mbështetur nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, në nderë të 20-vjetorit të zbatimit të projektit “Të drejtat tona mbi edukimin për të drejtat e fëmijëve në Kosovë”. Në këtë konferencë, ndonëse ka qenë e…

Lajme

26/04/2025 11:28

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës po mbahet konferenca nga Instituti për Promovimin e Arsimit (IPEDU).

Kjo ngjarje është e mbështetur nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, në nderë të 20-vjetorit të zbatimit të projektit “Të drejtat tona mbi edukimin për të drejtat e fëmijëve në Kosovë”.

Në këtë konferencë, ndonëse ka qenë e paralajmëruar pjesëmarrja edhe e presidentes Vjosa Osmani, kjo e fundit nuk ka mundur të jetë prezente për shkak të pjesëmarrjes në funeralin e Papa Françeskut në Romë,.

Pjesëmarrës të paralajmëruar janë, ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiç, pastaj ministrja e dorëhequr e Arsimit, Arbërie Nagavci, Veronika Vashchenko, Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Ndërkaq, gjatë ditës do të ketë edhe program artistik nga fëmijët, me temën “Të drejtat tona”, ku do të performojnë nxënësit e shkollave “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë dhe “Mehmet Gjevori” në Prishtinë.

Një prezantim do ta ketë edhe ambasadorja sllovene Blanka Jamnishek nga ministra e jashtme Sllovene, e më pas edhe Anica Mikush Kos, filantrope sllovene.

Më pas do të ketë edhe programe nga nxënës të shkollave nga Peja e Prizreni.