Në 24 orët e fundit, në aksidente rrugore u lënduan 22 persona
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për gjithsejtë 57 aksidente të ndodhura në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 persona kanë pësuar lëndime.

Lajme
Në Prizren ditën e djeshme rreth orë 13:30 raportohet se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, tri automjete me targa vendore me drejtues meshkuj janë përfshirë në aksident trafiku mes veti.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një mashkull pasagjer në njërën nga veturat e involvuara në aksident. I lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.
Edhe në rajonin e Mitrovicës janë raportuar dy raste të aksidenteve me të lënduar. I pari ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës rreth 15:45 në mes veturës Ford të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull i cili nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, godet veturën VË kombi të cilën e drejtonte viktima mashkull.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer mashkull dhe të njëjti janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Kurse në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, rreth orës 17:00, policia bën me dije se i dyshuari mashkull, derisa ishte duke drejtuar veturën Fiat, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur këmbësoren -viktimën femër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.