Ndryshon kreu i Premierligës, Leicester fiton shumë lehtë ndaj Chelsea
Leicester City dhe Chelsea janë përballur me njëra tjetrën për javën e 18-të në Premierligë.

Sport
Harvey Barnes asistoi për Wilfred Ndidi në minutën e 6-të për të zhbllokuar sfidën dhe kësisoj për të kaluar Leicesterin në avantazh.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, James Maddison 41’ arriti që të shënoi edhe një herë për ta dyfishuar rezultatin.
Chelsea në anën tjetër, nuk ishte aspak në nivel pasi që dështuan që të konkretizojnë rastet e tyre. Madje, ata ishin edhe të pafat, ku një gol i Timo Werner u anulua si rezultat i pozitës jashtë loje.
Me këtë fitore, Dhelprat tani janë në vendin e parë në Premierligë me 38 pikë, përcjelli i tyre më i afërt Manchester United me një pikë më pak.
Ndërsa kriza në Chelsea dhe mungesa e rezultateve pozitive po vazhdon të theksohet nga ndeshja në ndeshje, për momentin ata janë të pozicionuar në vendin e tetë./Lajmi.net/