Ndryshon fanella e Barcelonës (FOTO)

Barcelona mund të pësojë një ndryshim tek sponsori i fanellës, nga edicioni i ardhshëm.

Sport

09/02/2016 13:28

Barcelona mund të fillojë sezonin e ardhshëm me një sponsor të ri kryesor në fanellë.

Gjiganti katalan në vend të Qatar Airways, mund të paraqitet me sponsorin e ri Pepsi në pjesën ballore të uniformës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Sponsori i ri do t’i sjellë klubit nga Camp Nou plot 60 milionë euro për pesë sezonet e ardhshme.