Ndryshojnë fjalët në VV: Do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do bëhej me lehtësi

Nga VV po ankohen se pengesa të jashtme po e pamundësojnë koalicionin me LDK-në.

Lajme

18/01/2020 18:12

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se koalicioni është duke u përballur me pengesat e një shteti siç e quan ai “të kapur”, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do të bëhej me lehtësi.

E sipas tij, tentativa për ta ndalur koalicionin, vjen pasi që nuk arriti të ndalej rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendos një shtet i kapur. Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin. Kjo është parasfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër”, ka shkruajtur ai.

E kështu nuk ishin deklaratat kur kishin përfunduar zgjedhjet.

Lideri i VV-së, Albin Kurti ishte ai që thoshte se marrëveshja do të nënshkruhet 72 orë pas certifikimit të rezultateve./Lajmi.net/ 

Lexo edhe:

Kur Albin Kurti thoshte se marrëveshja me LDK-në kryhet brenda 72 orësh