Ndryshmet në strukturën e makinave të Formula 1 – vetëm Haas pa përditësime

Tashmë kanë filluar ndryshimet në strukturat e disa prej makinave më të njohura në Formula 1.

Sport

20/05/2022 13:19

Deri më tani përditësimet më të mëdha vërehen te RedBull, Ferrari dhe Mercedes. Te të cilat ka modifikime në krahë të parmë dhe të pasëm.

Deri më tani, Haas nuk ka paralajmëruar ndonjë ndryshim në makinën e saj, andaj nuk mund të flitet ende për inovacione aty, transmeton lajmi.net.

Në garat e fundit ishin pikërisht Ferrari dhe Mercedesi që performuan më mirë në pistë duke qenë në vendin e parë dhe të dytë në fund të garës.

Gjithsesi, për Leclerc dhe Hamilton ndryshimet janë gjithnjë të miresardhura, veçmas atëherë kur vetura mund të pësojë rritje të nivelit të performancës. /Lajmi.net/