Ndryshimi që Tayna ka pësuar në peshë gjatë ditëve të izolimit

Tayna ka treguar se sa ka ndryshuar në peshë gjatë këtyre ditëve të izolimit.

ShowBiz

10/04/2020 18:46

Reperja Tayna po vazhdon t’i mbajë të informuar fansat për të rejat rreth saj, edhe në këto ditë të izolimit, shkruan lajmi.net.

Si shumë persona të tjerë, edhe Tayna në këtë periudhë është në hall me kilet, ngase duke qëndruar në shtëpi, pothuajse çdonjëri ka shtuar peshë.

Së fundi, reperja ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me një palë pantallona të shkurtër dhe një bluzë.

“Më mirë me +7Kg? apo -7Kg?”, është mbishkrimi që Tayna ia ka lënë fotos, përmes së cilës në një mënyrë tregoi se ka shtuar peshë.

Për ndryshe, Tayna gjatë ditës së djeshme solli pamje nga studio muzikore, ku po punon për finalizimin e këngës së re. /Lajmi.net/