Ndryshimi i Ramosit

Sergio Ramos është një lloj tjetër i futbollistit, prej atij që ishte kur debutoi në La Ligë në moshën 17 vjeç e 308 ditë. Dhe, vetëm 18 muaj më vonë ai bindi Florentino Perezin të paguajë 27 milionë euro për transferimin e tij nga Sevilla në Real Madridit. Por, dalë ngadalë ai ka ndryshuar shumë.…

Sport

26/12/2013 18:20

Sergio Ramos është një lloj tjetër i futbollistit, prej atij që ishte kur debutoi në La Ligë në moshën 17 vjeç e 308 ditë.

Dhe, vetëm 18 muaj më vonë ai bindi Florentino Perezin të paguajë 27 milionë euro për transferimin e tij nga Sevilla në Real Madridit.

Por, dalë ngadalë ai ka ndryshuar shumë. Ky është sezoni i tij i nëntë në Santiago Bernabeu, dhe ai është kapiten i ekipit sa herë që Iker Casillas nuk është titullar, e që ndodh shpesh së fundmi, në La Ligë.

“Ai për shumë vjet ka qenë lider në gjithçka, sidomos falë karakterit të tij të veqantë dhe stilit të lojës”, deklaroi një zëdhënës i Real Madridit, për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

Ramos në telashe

Sot duket më i tensionuar dhe kjo dëshmohet edhe me ndëshkimet e përjashtimet e shpeshta. Ramos është i hidhëruar me kritikat e disa seksioneve të caktuar të medieve ndaj tij.

Ai nuk ka raportin më të mirë të mundshëm me drejtuesit e klubit edhe për shkak të kontratës së tij që vlen deri më 2017. Ramos mendon se meriton pagë më të lartë, por jo edhe klubi.