Ndryshimet në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës informata dhe dokumentacion zyrtar lidhur me ndryshimet e fundit në pozitat drejtuese të këtij institucioni. Përmes një postimi, Musliu ka bërë të ditur se kërkesa e saj ende nuk ka marrë përgjigje. Në cilësinë e anëtares së Komisionit…
Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës informata dhe dokumentacion zyrtar lidhur me ndryshimet e fundit në pozitat drejtuese të këtij institucioni.
Përmes një postimi, Musliu ka bërë të ditur se kërkesa e saj ende nuk ka marrë përgjigje.
Në cilësinë e anëtares së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ajo ka kërkuar listën e plotë të ndryshimeve në drejtoritë, departamentet, divizionet dhe drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës.
“Në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtares së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në kuadër të përgjegjësive të mia parlamentare për mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë, të cilat rrjedhin nga Kushtetuta e Republikes se Kosoves, Rregullorja e Kuvendit te Republikës së Kosoves, dhe duke u mbështetur ne Ligjin per qasje ne dok. Zyrtare, kërkoj informata të plota dhe dokumentacion zyrtar lidhur me ndryshimet e fundit në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu.