Ndryshime në ekipin e rektorit Marjan Dema

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema në mbledhjen e Senatit tregoi se ka plotësuar vendin e lënë zbrazët nga prorektori Afrim Hoti.

Lajme

31/05/2017 15:34

Në mbledhjen e sotme të Senatit të Universitetit të Prishtinës rektori Marjan Dema njoftoi për ndryshimet në ekipin e tij.

Teuta Pustina sipas Demës do të jetë prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar. Pustina deri tash kryente detyrën e prorektores për cilësi.

Pozitën e Pustinës do ta zë këshilltari i deritashëm i Demës Hysen Bytyqi.

“ Unë i kam dy informata të rëndësishme. Ju e dini që prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare ka dhënë dorëheqje, kështu që unë duhet ta plotësoj ekipin tim. Për prorektor të ri propozoj Hysen Bytyqin, mirëpo do të bëj një ndryshim. Profesor Bytyqi do të jetë prorektor për cilësi dhe zhvillim, ndërsa prorektorja Teuta Pustina do të kalojë në marrëdhënie ndërkombëtare”, tha rektori Marjan Dema.

Ndryshimet Dema i bëri pasi prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Afrim Hoti dha dorëheqje në prill të këtij viti./Kallxo.com