Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Ndryshime drastike në pamje, por nuk i sjelli lumturinë e pritur

17:01 | 20 Shkurt 2020

Një Bloggere e fitnesit shpjegon pse të peshoni më pak nuk do të thotë të keni një jetë më të mirë.

Një blogere e fitnesit e quajtur Kate, së fundmi ka treguar në llogarinë e saj në Instagram të quajtur “Dedikuar jetesës” se si ka ndryshuar gjatë 6 viteve, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Në pamje të parë, mund të duket se renditja e fotove është përzier, por në fakt nuk është. Ajo me të vërtetë nuk u bë më e hollë, por anasjelltas . Kate pretendon se ajo është bërë më e lumtur.

Në 8 janar, Kate publikoi një foto të vetes në vitin 2014 dhe në vitin 2020. Ajo ka kaluar ndryshime drastike, por historia e saj nuk ka të bëjë me humbjen e peshës.

Kjo vajzë australiane ka ndryshuar mënyrën e saj të të menduarit dhe duke pranuar veten ashtu si është. Ajo vendosi të ndalojë të përmbahet standardeve të zakonshme të bukurisë dhe zgjodhi mënyrën e saj të të qenurit e lumtur.

E kam shumë të vështirë të shikoj fotografi të vjetra dhe të kujtoj se kam qenë ajo vajzë. Jo sepse dëshiroj që akoma të dukesha ashtu ose sepse e krahasoja trupin tim. Por sepse kjo më kujton se sa e fiksuar isha, tha Kate.

Mund t’ju them se peshimi më pak nuk do të thotë që jeta juaj papritmas do të jetë më e mirë. Lumturia afatgjatë, përmbushja dhe ndjenja e qëllimit nuk vijnë nga humbja e peshës afatshkurtër. /Lajmi.net/