Ndryshe nga Limaj, Zafir Berisha i prerë: Nisma nuk hyn në koalicion me Kurtin, flini rehat
Ndërkohë që kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, Zafir Berisha ka deklaruar të kundërtën. Ai u shpreh i bindur se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, duke theksuar se këtë qëndrim e ka përsëritur shumë herë. “Unë për LDK-në nuk mund…

Lajme
Ndërkohë që kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, Zafir Berisha ka deklaruar të kundërtën.
Ai u shpreh i bindur se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, duke theksuar se këtë qëndrim e ka përsëritur shumë herë.
“Unë për LDK-në nuk mund të them, por për Nismën, kështu po iu shnoshi, flini rehat, se kjo punë nuk bëhet. Unë nuk besoj se një subjekt që i takoj mund të kontribuojë në dëmtimin edhe të mëtejshëm të Kosovës, siç është dëmtuar në këto katër vjet”, u shpreh ai Berisha në “Klan Kosova”.