Ndriçim, pastrim, trotuare, parqe, Ismaili: Çdo lagje e Prishtinës do të ndjejë përmirësime konkrete
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar shkurtimisht planin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhje. Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë ndikimi i drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të banorëve, duke premtuar ndërhyrje të barabarta në të gjitha lagjet…

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar shkurtimisht planin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhje.
Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë ndikimi i drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të banorëve, duke premtuar ndërhyrje të barabarta në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
“Një gjë që do të dihet është që secila lagje në Prishtinë do të ketë përmirësime në jetën dhe funksionin e saj, nga Kodra e Trimave në Hajvali, Kolovicë, Taslixhe, Dardani, Ulpianë, Bregu i Diellit, pjesa e vjetër e qytetit e deri te fshatrat. Të gjitha do të ndiejnë investime direkte në jetën e përditshme, ndriçim, pastrim, trotuare, largim të qenve endacakë, çerdhe, kënde lodrash, parqe për fëmijë, shkolla, kudo ku ka nevojë”, tha Ismaili në Klankosova.