Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese

Prishtina vazhdon të ketë ajrin e ndotur.

Lajme

14/01/2019 00:09

Që nga ulja e temperaturave, qytetarët e Prishtinës janë përballur me ndotjen e ajrit, shkruan lajmi.net.

Në matjen e fundit që ka regjistruar matësi i Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit në ora 23:00, ndotja e ajrit ka qenë e pashëndetshme për persona të ndjeshëm.

Sipas kësaj matje, ndotja në këtë orë ka arritur shkallën e 144 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pashëndetshme për të gjithë personat që kanë probleme nga sëmundjet respirative.

Preferohet që të gjithë njerëzit që vuajnë nga astma apo nga sëmundjet e tjera respirative të mos ekspozohen në natyrë. /Lajmi.net/