Ndombele: Jam më i mirë falë dështimeve në sezonin e kaluar
Mesfushori i Tottenhamit, Tanguy Ndombele thotë se është më i mirë pas dështimeve në sezonin e kaluar.
Sport
Francezi këtë edicion ka fituar vendin në formacionin bazë te Spurs, edhe pse edicionin e kaluar nuk ia doli të gjente vetën nën urdhrat e Jose Mourinhos, transmeton lajmi.net.
Ai beson se falë atij sezoni të dobët, ai është më i mirë dhe tani është vërtetë i kënaqur te klubi londinez.
“Tani mund të shoh prapa dhe të shoh cilat aspekte të kontributit që duhet të bëja dhe tani gjithçka është duke shkuar në drejtimin e duhur për skuadrën, klubin dhe të gjithë”.
“Padyshim jam mentalishtë më i fortë. Çfarë ndodhi sezonin e kaluar me bëri më të fortë si atletë sepse nuk kam luajtur shumë. E lëndova vetën, gjë që nuk jam mësuar. Në kohë të tilla, ti mund vetëm të forcohesh”, deklaroi ai.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat duke regjistruar tri gola dhe tri asistime./Lajmi.net/