“Ndodh edhe në Shqipëri…”, Enca flet për ‘Dubai Porta Potty’
Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

ShowBiz
Enca foli shumë çka nga aspekti personal dhe ai profesional ku ndër tjerash foli edhe për skandalin rreth “Dubai Porta Potty” që shkaktoi bujë të madhe në rrjetet sociale gjatë muajve të fundit, shkruan lajmi.net
Artistja foli rreth akuzave qe dolën ndaj vajzave shqiptare lidhur me këtë skandal ku në rrjete socale ishte e përfshirë edhe vet Enca .
“Në fillim mendova se nuk duhet të reagoja por kur e pashë foton dhe emrin të përfshirë në një gjë kaq banale kur të gjithë e dinë sa vite kam në muzikë. Nuk është e thënë të kesh dashnor apo të besh gjëra imorale për të udhëtuar. Lajmi në gjithë botën doli për një influencere afrikane dhe kjo gjë nuk ndodh vetëm në Dubai por kudo në botë. Dashakeqësia më neveriti. Jo vetëm për veten time por për të gjitha vajzat .Unë kam shoqe që bëjnë jetë të thjesht por jetojnë aty. Nuk gjykoj asnjë vajzë sepse secila i bën vetë llogaritë. Por nuk ke pse shkon në Dubai të bëhesh eskort. Ndodh edhe në Shqipëri, edhe kudo. Që herët e para që kam shkuar aty, pa dalë këto lajme njerëzit thoshin ke gjetur ndonjë sheik andej. Në Dubai ka mijëra femra yje dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik.”, ka thënë artistja.
Ndryshe kujtojmë që Enca tash së fundi është bërë zyrtarisht banore e Dubait. /Lajmi.net/