Ndodh edhe kjo, Shpend Ahmeti i jep intervistë ish-zëdhënësit të tij (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sonte e ka realizuar një intervistë të çuditshme, jo me ndonjë gazetarë me nam dhe në ndonjë emision sfidues, por me ish-zëdhënësin e tij, shërbëtorin e devotshëm politik, Xhevdet Pozharin, në First-Channel.

Lajme

04/11/2016 22:46

Ahmeti dhe Pozhari, me këtë intervistë, edhe për ata që nuk e njohin relacionin dhe afërsinë e tyre ishte më shumë qesharake, për shkak të përkëdheljeve me pyetje politike, se informative, shkruan lajmi.net.

Krejt ajo që është më e çuditshmja në këtë mes, është sesi Ahmeti, i cili i shmanget non-stop pjesëmarrjes nëpër emisione me gazetarë serioz, ka vlerësuar se është e qëlluar të shkojë dhe t’i jap intervistë ish-zëdhënësit të tij në Komunën e Prishtinës, i cili ishte edhe kandidat I Vetëvendosjes për deputet dhe të mendojë se nuk do dukej qesharak edhe vetë aty. /Lajmi.net/

saktre