Ndodh edhe kjo, Ministria e Arsimit lëshon komunikatë për dhurimin e 5 laptopëve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lëshuar një komunikatë qesharake në faqën e saj në Facebook.
Lajme
MASH në këtë komunikatë ka bërë të ditur se ka dhuruar pesë laptopë mësimdhënësve të komuniteteve për realizimin e mësimit në distancë, shkruan lajmi.net.
Dhurimi i këtyre laptopëve është bërë me ceremoni të pranim-dorëzimit nën praninë e zv/ministrit të Infrastrukturës, Artan Berisha.
Kjo është komunikata e plotë:
Për t’iu përgjigjur nevojave të mësimdhënësve të komuniteteve për pajisje teknologjike për realizimin e mësimit në distancë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka dhënë si donacion 5 laptopë.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, mësimdhënësit u shoqëruan nga zëvendësministri i Infrastrukturës, z. Artan Berisha, i cili e vlerësoi lart ndihmën që MASh iu dha këtyre mësimdhënësve duke theksuar se kjo gjë po ndodhë për herë të parë dhe uroi që të vazhdojë një bashkëpunim i tillë edhe në të ardhmen. /Lajmi.net/
Për t’iu përgjigjur nevojave të mësimdhënësve të komuniteteve për pajisje teknologjike për realizimin e mësimit në…
Posted by Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH on Wednesday, February 3, 2021