Ndodh edhe kjo: Arkivi i Kosovës punëson konsulent për recepsion me pagë vjetore 18 mijë euro

Arkivi i Kosovës ka angazhuar një konsulent për recepsion me pagë vjetore mbi 18 mijë euro, vendim të cilin ky institucion e ka arsyetuar si nevojë për të mbuluar mungesën e përkohshme të një punonjëseje. Është institucioni kryesor që merret me mbrojtjen, ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve shtetërore. Së fundi, Agjencia Shtetërore e Arkivave të…

Lajme

25/01/2026 20:55

Arkivi i Kosovës ka angazhuar një konsulent për recepsion me pagë vjetore mbi 18 mijë euro, vendim të cilin ky institucion e ka arsyetuar si nevojë për të mbuluar mungesën e përkohshme të një punonjëseje.

Është institucioni kryesor që merret me mbrojtjen, ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve shtetërore.

Së fundi, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka publikuar një njoftim për dhënien e kontratës për angazhimin e një konsulenti në recepsion në këtë agjenci.

Sipas kontratës, të cilën e ka siguruar T7, për këtë pozicion është punësuar Ardita Toverlani, me një pagë totale prej 18 mijë e 810 euro.

Megjithatë, njohësit e prokurimit konsiderojnë se kjo kontratë duhet të anulohet, pasi nuk është në përputhje me rregulloren.

Ardit Dragusha, hulumtues në Democracy Plus, deklaron se kjo mënyrë e kontraktimit paraqet gjithashtu një abuzim të mundësisë ligjore për kontraktimin e konsulencave.

Në anën tjetër, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës e ka arsyetuar vendimin për mbulimin e mungesës së përkohshme të një punonjëseje.

ASHAK deklaron se çdo rishqyrtim eventual për anulimin e kësaj kontrate do të bëhet vetëm mbi bazën e vlerësimit administrativ dhe ligjor.