I ndjeri Astrit Dehari, para dy vitesh humbi tragjikisht edhe vëllain (Foto)
Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në spitalin rajonal të Prizrenit teksa gjendej në paraburgim, kishte humbur në mënyrë tragjike para dy vitesh vëllaun e tij Arbnor Dehari, po ashtu aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme
Ky i fundit i cili ishte edhe Sekretar i Vetëvendosjes në Prishtinë i kishte dhënë fund jetës në moshën 28 vjeçare duke u hedhur nga kati i 6 i një banese.
Astrit Dehari 26-vjeçar, u arrestua nga Policia e Kosovës më 30 gusht të këtij viti, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net