Ndihmohen 30 familje të Drenasit me pako ushqimore dhe higjienike
Shoqata bamirëse "Jetimët e Ballkanit" kanë ndarë 30 paku ushqimore e higjienike për familjet ne nevojë në Komunën e Drenasit.
Lajme
Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala ka falënderuar ne emër të kryetarit shoqatën për ndihmën e vazhdueshme të saj që i bënë në Komunën e Drenasit.
Drejtori Shala me këtë rast ka ndarë edhe një mirënjohje në shenjë falënderimi për shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.
ërfaqësuesi i shoqatës, Halil Kastrati, ka falënderuar Komunën e Drenasit e cila çdo herë ka qenë bashkëpunuese dhe e gatshme për t’i ndihmuar familjet skamnore.
Ai ka premtuar përkrahje edhe ne të ardhmen që t’i ndihmojë familjet të cilat kanë nevojë. /Lajmi.net/