Ndiheni të turpëruar nga era e keqe e gojës? Nuk është faji i higjienës, por këtyre tre shkaktarëve

Era e keqe e gojës është si një dritë e pasme e makinës e thyer, nuk e di për të derisa dikush të vë në dijeni duke të të vënë në siklet.

Lifestyle

14/06/2019 13:24

Stomatologët pohojnë se kjo është një gjë mëse normale në mëngjes, por nëse ju mban erë goja thuajse gjatë gjithë kohës, mund te jetë shenjë e ndonjë problemi, transmeton “Living”.

NUK PO MERRNI MJAFTUESHËM ZINK: Zinku është një mineral shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai parandalon veprimin e radikaleve të lira në organizëm, mbron dhe forcon sistemin imunitar, ndihmon në rigjenerimin e qelizave etj. Mungesa e zinkut është një ndër arsyet kryesore pse ju vjen erë e keqe nga goja. Kjo ndodh pasi zinku rrit nivelet gustinës në gjak, një proteinë e cila kontrollën gjëndrën e shijes.

PO MERRNI MJEKIME TË CAKTUARA: Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, depresionin dhe ato për trajtimin e alergjive mund të kenë si efekt anësor tharjen e gojës dhe shfaqjen e erës së keqe të saj.

MUND TË KENI DIABET: Një ndër shenjat e para të diabetit të tipit 2 është thatësia e gojës, si pasojë e vështirësive që ka organizmi për të mbajtur nën kontroll sheqerin në organizëm. Prandaj mos mendoni se është faji i higjienës personale nëse ju vjen erë e keqe nga goja, por shkoni menjëherë tek mjeku për një kontroll më të specializuar.