“Ndihem me fat që e kam”, Bebe rrëfen detaje nga lidhja e re

Në intervistën e fundit, Bebe Rexha foli për projektin e ri, albumin si dhe të dashurin.

ShowBiz

29/10/2020 19:47

Bebe Rexha së fundi ka dhënë një intervistë për “People”, në të cilën tregoi shumëçka edhe për lidhjen e dashurisë, shkruan lajmi.net.

“Ai është me të vërtetë i ëmbël dhe shumë mbështetës; ai është thjesht me të vërtetë i mrekullueshëm”, thotë Bebe teksa e përshkruan të dashurin.

Këngëtarja tha se i dashuri i saj është gjithmonë pranë saj dhe se ajo nuk e ka problem që fansat dhe të tjerët të dinë për të, por nuk dëshiron që të tregojë shumë në publik për jetën private.

“Nuk dua që të njihem për marrëdhëniet e mia, dua të jem e njohur për artin. Por, mendoj se kam gjetur dikë që është vërtet i veçantë dhe më bën vërtet të lumtur. Kështu që jam vërtet me fat tani. Dhe ai është me fat – ai është më me fat!”, shtoi ajo.

Për të gjitha çiftet, këngëtarja thotë se një marrëdhënie funksionon mirë kur çifti kuptohet mes vete dhe kanë komunikim të mirë.

“Unë jam vërtet transparente, kështu që mendoj se ajo që është e rëndësishme në një marrëdhënie është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka që është e rëndësishme për jetën dhe miqësitë”, vazhdoi Bebe.

Ndërsa, teksa foli për atë se si e kaloi karantinën në Los Angeles, Bebe tha “Duke gatuar, ngrënë dhe duke bërë shumë seks!”. /Lajmi.net/