Ndeshja ndaj Levantes, e veçantë për Enriquen
Luis Enrique do ta drejtojë Barcelonë për herë të 100-të sot ndaj Levantes.

Sport
Ndeshja ndaj Levantes do të jetë e 100-ta e trajnerit Luis Enrique, në krye të shtabit teknik të Barcelonës.
Nga 99 takimet në të cilat e ka drejtuar Barcelonën, Enrique i ka fituar 79 prej tyre, ka barazuar 11 herë dhe i ka humbur vetëm nëntë, përcjell Lajmi.net nga faqja zyrtare e klubit katalunas.
Në këto 99 ndeshje, Blaugranët kanë shënuar 280 gola dhe i kanë pësuar 72.
Në rast se nuk pëson humbje as sot, Enrique do ta regjistronte ndeshjen e 28 rresht pa humbje me Barcelonën, duke e barazuar rekordin e Pep Guardiolas në edicionin 2010-2011.