Ndeshja e shtyrë Fushë Kosova – Gjilani luhet të mërkurën në Lipjan
Ndeshja e shtyrë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit do të luhet të mërkurën nga ora 15:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kjo është konfirmuar edhe nga klubi i Gjilanit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net. Takimi Fushë Kosova – Gjilani i takon javës së parë në Superligën e Kosovës e…
Sport
Ndeshja e shtyrë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit do të luhet të mërkurën nga ora 15:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Kjo është konfirmuar edhe nga klubi i Gjilanit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.
Takimi Fushë Kosova – Gjilani i takon javës së parë në Superligën e Kosovës e shtyrë me vendim të FFK-së.
Arsyeja e shtyrjes së ndeshjes ishte për shkak të gjendjes aspak të mirë organizative të kuqebardhëve në fillim të edicionit, e cila u tejkalua më pas me zgjedhjen e udhëheqësisë së re.
Pas nëntë xhirove, Fushë Kosova është e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara, ndërkaq Gjilani zë vendin e tetë me po aq pikë./Lajmi.net/