Ndeshja Drita – Inter Turku, për disa sektorë biletat po shiten në treg të zi
Ndeshja Drita – Inter Turku, e cila do të fillojë pas pak në stadiumin “Fadil Vokrri”, po karakterizohet me interesim jo të vogël.

Sport
Krahas këtij interesimi, po vijon edhe funksionimi i tregut të zi, transmeton lajmi.net.
Një dukuri e tillë po del të jetë tejet e shprehur në sektorin e lindjes, ku lejet për t’u futur në stadium po kushtojnë dy euro më shumë sesa çmimi i zakonshëm.
I hapur për të pritur tifozë të tjerë po vijon të jetë edhe sektori i perëndimit. /Lajmi.net/