Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Në nderim të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh e kaltër – simbolet e flamurit amerikan. Ky veprim simbolik është bërë si shenjë mirënjohjeje dhe miqësie të palëkundur mes Kosovës dhe SHBA-së, dhe është bërë i ditur nga Ambasada…

Lajme
Në nderim të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh e kaltër – simbolet e flamurit amerikan.
Ky veprim simbolik është bërë si shenjë mirënjohjeje dhe miqësie të palëkundur mes Kosovës dhe SHBA-së, dhe është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington përmes një postimi në rrjetin social X, transmeton lajmi.net
“Happy 4th of July!”, shkroi Ambasada, duke përkujtuar traditën vjetore të Kosovës për të nderuar aleatin e saj më të madh në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan./lajmi.net/
The Government Building of the Republic of Kosova shines in red, white, and blue to honor the 249th Independence Day of the United States.
A symbol of our deep gratitude and unwavering friendship.
Happy 4th of July!🇺🇸 pic.twitter.com/I720Muufgd
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) July 3, 2025