Ndërtesa e Qeverisë merr ngjyrat e flamurit ukrainas
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrat e flamurit të Ukrainës sonte në një kohë kur ky shtet po rrezikohet seriozisht nga pushtimi rus.

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti teksa ka publikuar fotografitë e Qeverisë nën këto ngjyra, ka thënë se “pavarësisht sa të errëta janë kohërat, historia favorizon të drejtët”, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se ky veprim është bërë për të treguar solidaritetin me popullin ukrainas.
Posti i kryeministrit:
Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është pengesa, historia favorizon të drejtët.
Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës. /Lajmi.net/
No matter how dark the times or how hard the struggle, history favors the just.
In this critical time for the Ukranian people we lit up the building of the government to show the solidarity of the people of ?? with the people of ??. pic.twitter.com/mFjOctbm6K— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2022