Ndërron jetë vjehrri i Adelina Thaçit

Vjehrri i Adelina Thacit, babai i burrit të saj, Bardhylit, ka ndërruar jetë sot, pas një sëmundje të rëndë.

ShowBiz

29/10/2021 21:38

Nëpërmes një postimi në Facebook, Bardhyli ka njoftuar të gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët se ka ndërruar jetë babai i tij Sylejman Meta.

Njoftimi i plotë:

LAJM MORTOR NGA FAMILJA META!
Me dhimbje të thellë lajmërojmë familjarët, miqët dhe kolegët se sot, me 29 Tetor 2021, pas një sëmundjeje të shkurtë, ndërroi jetë më i dashuri ynë,
Sylejman META!
– Babai ynë, Sylejman Meta, përmes jetës dhe veprimtarisë së tij, balsamoi një histori tipike veprimtarie kombëtare të kalvarit të intelektualëve Kosovar (lindur në vitin (1937) – që si gjeneratë vunë themelet e para të arsimit e iluminimit, të kulturës dhe ndërtimit të Institucioneve me te larta Arsimore, Akademike e Kulturore – filluar nga Instituti Albanologjik e Universiteti Prishtines e tutje tek Enti Krahinor për Botimin e Teksteve ku ishte Kryeredaktorë, e deri tek procesi i Shtetndërtimi (1974 – 2021) – në rrethana shumë represive e të pastrimit te sofistikuar etnik (vitet 1937 – 1966) – e tutje tek themelimi i Lidhjes Demokratike te Kosoves – Levizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci – që kurrorezohet me m’vetësimin e Kosoves siç e njohim sot.
Një jete e mbushur me veprimtari, kjartësi orientimi dhe misioni – kombetarë dhe profesional…!
Deri para vetëm 4 ditësh, Baba – Sylejman Meta, jetoi një jetë të shendetshme e aktive në familje me djemt, vajzën dhe nipa e mbesa – si dhe një jetë dinamike bashkëveprimi të përditshëm me kolegët e tij Pensionist – për rregullimin e të drejtave të Pensionistëve të Kosovës si dhe kompensimin e tyre nga Serbia e cila u kishte plackitur Fondin Pensional – nga pozita e Kryetarit te Federates Sindikale të Pensionisteve, te Moshuarve dhe Invalideve te Kosoves!
***
Varrimi bëhet të Dielën, me 31 Tetor 2021, pas Drekës – në ora 13.00 në fshatin Krojmir, tek varrezat e Familjes META!
***
Babë e gjysh, mbetemi krenarë për veprimtarinë tande intelektuale, kombëtare, profesionale, si dhe edukatën e kulturën që e ngjize në familjen tonë!
Me pikëllim,
Bashkëshortja Teuta Meta, fëmijët Besniku, Bardhyli dhe Jennifer Meta, si dhe mbesat Fiona dhe Melisa.