Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh, e radhës më 20 nëntor
Seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi është anuluar. Kësisoj seanca e radhës parashihet të mbahet më 20 nëntor. Seanca fillimisht nisi po pastaj u ndërpre pasi i akuzuari Shabani ankohej për probleme shëndetësore. Pas kësaj, trupi gjykues kërkoi kohë që të marrë informacione nga Shërbimi Korrektues. Pas kësaj mediat dhe…
Lajme
Seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi është anuluar.
Kësisoj seanca e radhës parashihet të mbahet më 20 nëntor.
Seanca fillimisht nisi po pastaj u ndërpre pasi i akuzuari Shabani ankohej për probleme shëndetësore.
Pas kësaj, trupi gjykues kërkoi kohë që të marrë informacione nga Shërbimi Korrektues.
Pas kësaj mediat dhe publiku u njoftuan se seanca shtyhet për pas disa ditëve./Lajmi.net/