Ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ndaj Fahri Jasharit, ish drejtorit të Kulturës në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak ndaj Fahri Jasharit, ish drejtorit të Kulturës në Komunën e Mitrovicës. Këtë për lajmi.net e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, shkruan lajmi.net. “Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion mbi rastin në fjalë, ju njoftojmë që Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve…

Lajme

09/10/2025 13:54

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak ndaj Fahri Jasharit, ish drejtorit të Kulturës në Komunën e Mitrovicës.

Këtë për lajmi.net e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

“Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion mbi rastin në fjalë, ju njoftojmë që Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më datë 08.10.2025 ka marrë Aktvendim , në të cilin është ndërpre masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin F.J”, kanë thënë nga Gjykata.

Sipas kësaj Gjykatë, kjo ndërprerje e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij është ndërprerë pasi që Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, nuk kanë paraqitur në gjykatë kërkesë për vazhdimin ose zëvendësimin e kësaj mase me ndonjë masë tjetër më të butë.

Fahri Jashari është arrestuar më 8 shtator nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit.

“Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”- thuhet në njoftim.

Tri ditë para arrestimit, kryetari i Komunës së Mitrovicës ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të Kulturës, Fahri Jasharin.

Ky shkarkim i tij ka ardhur pasi Zyra Ligjore e Komunës së Mitrovicës e ka paraqitur rastin e tij si dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare para organeve të drejtësisë.

Shkarkimin e të njëjtit e kishin konfirmuar edhe nga Komuna e Mitrovicës.

“Kryetari Bedri Hamza e ka shkarkuar z. Fahri Jashari javën e kaluar nga pozita e Drejtorit të Kulturës”, ka konfirmuar Komuna e Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera. /Lajmi.net/