Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së SPERTK njofton për ndërprerjen e grevës pas zhbllokimit të situatës me buxhetin e RTK-së dhe krijimin e mundësisë për adresimin e çështjeve të mbetura, që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e transmetuesit publik. Pas protestave dhe grevës katërditore të zhvilluara nga punëtorët e RTK-së, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për…
Lajme
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së SPERTK njofton për ndërprerjen e grevës pas zhbllokimit të situatës me buxhetin e RTK-së dhe krijimin e mundësisë për adresimin e çështjeve të mbetura, që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e transmetuesit publik.
Pas protestave dhe grevës katërditore të zhvilluara nga punëtorët e RTK-së, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për pagat e punonjësve të RTK-së, raporton KosovaPress.
Sindikata thotë se punëtorët e RTK-së gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë pasur komunikim adekuat nga ata që paguhen për sigurimin e stabilitetit të institucionit dhe pagesën e pagave, gjë që ka qenë për keqardhje dhe ka rënduar situatën, duke krijuar pasiguri dhe shqetësim të panevojshëm.
Për më tepër, sindikata falënderon Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë për ndërmarrjen e hapave që çuan në zhbllokimin e situatës me buxhetin, si një veprim i domosdoshëm për stabilitetin e institucionit dhe ruajtjen e misionit të RTK-së si transmetues publik.
SPERTK përkujton se nëse gjatë janarit 2026 hasim sërish në situata të tilla, greva mund të rikthehet menjëherë dhe në çdo formë të nevojshme.