Ndërpritet deklarimi i ish-zyrtarit të Ministrisë së Ambientit të dyshuar për ryshfet, në vendin e tij po përgjigjej avokati

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndërprerë dhënia e deklaratës e ish-sekretarit të Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku.

Lajme

26/04/2022 15:19

Sipas njoftimit, Prokuroria ka bërë të ditur se në çështjen penale kundër të pandehurit Arben Çitaku, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, gjatë seancës së dhënies së deklaratës nga i pandehuri në zyrën e Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku, është ndërprerë marrja në pyetje e të pandehurit pasi që në vend të tij është përgjigjur mbrojtësi i të pandehurit, avokati Besnik Berisha.

“Gjatë marrjes në pyetje, pavarësisht tërheqjes së vërejtjes së vazhdueshme nga ana e prokurorit të çështjes, Rasim Maloku, ndaj avokatit mbrojtës Besnik Berisha që të mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara, edhe pse mund të konsultoheni me klientin tuaj, mirëpo, jo që të përgjigjeni në vendin e tij, i njëjt ka vazhduar njëjtë dhe prokurori në këtë fazë të procedurës ka ndërprerë marrjen në pyetje të të pandehurit dhe i ka njoftuar palët se do të njoftohen me kohë për seancën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton lajmi.net.

Prokuroria gjithashtu ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast edhe seanca e dhënies së deklaratës që ishte caktuar të mbahej me datën 14 shkurt 2022, ndaj të pandehurit Arben Çitaku nuk është mbajtur, pasi që në Prokurori, nuk janë paraqitur mbrojtësit e të pandehurit avokati Halit Shaljani dhe avokati Besnik Berisha.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 26 Prill 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, për hir të informimit korrekt, njofton opinionin publik se në çështjen penale kundër të pandehurit Arben Çitaku, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni  422 par.1 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 të KPRK-së, gjatë seancës së dhënies së deklaratës nga i pandehuri në zyrën e Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda në Ferizaj, z.Rasim Maloku, është ndërprerë marrja në pyetje e të pandehurit, pasi që në vend të tij është përgjigjur mbrojtësi i të pandehurit, avokati Besnik Berisha.

Gjatë marrjes në pyetje, pavarësisht tërheqjes së vërejtjes së vazhdueshme nga ana e prokurorit të çështjes z.Maloku ndaj avokatit mbrojtës Besnik Berisha që të mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara, edhe pse mund të konsultoheni me klientin tuaj, mirëpo, jo që të përgjigjeni në vendin e tij, i njëjti ka vazhduar njëjtë dhe prokurori në këtë fazë të procedurës ka ndërprerë marrjën në pyetje të të pandehurit dhe i ka njoftuar palët se do të njoftohen më kohë për seancën e ardhshme.

Po ashtu, vlen të theksohet se lidhur me këtë rast edhe seanca e dhënies së deklaratës që ishte caktuar të mbahej me datën 14 Shkurt 2022, ndaj të pandehurit Arben Çitaku, nuk është mbajtur, pasi që në Prokurori, nuk janë paraqitur mbrojtësit e të pandehurit avokati Halit Shaljani dhe avokati Besnik Berisha. /Lajmi.net/