Ndërpriten punimet e kompleksit banesor afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë, nga Komuna thonë se ishte e kundërligjshme
Komuna e Mitrovicës, saktësisht Drejtoria e Inspekcionit ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor pranë Liqenit Akumulues. Sipas kësaj Komune, kjo ndërtesë po ndërtohej në mënyrë të kundërligjshme. “Në vendngjarje ishte i pranishëm drejtori i Inspekcionit, z. Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët të cilët dokumentuan çdo shkelje të…
Lajme
Komuna e Mitrovicës, saktësisht Drejtoria e Inspekcionit ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor pranë Liqenit Akumulues.
Sipas kësaj Komune, kjo ndërtesë po ndërtohej në mënyrë të kundërligjshme.
“Në vendngjarje ishte i pranishëm drejtori i Inspekcionit, z. Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët të cilët dokumentuan çdo shkelje të evidentuar. Drejtori i Inspekcionit z.Mujë Igrishta, ka potencuar se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet. “Ky veprim vjen për të garantuar respektimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo ndërtim të zhvillohet sipas rregullave dhe obligimeve ligjore”, është shprehur drejtori z.Igrishta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: