Nderohen viktimat e Maratonës së Bostonit

Konkurrentët në maratonën e Bostonit kanë mbajtur një minutë heshtje përpara fillimit të garës për të nderuar ata që u vranë dhe u plagosën në një sulm me bombë vitin e kaluar.

Bota

21/04/2014 16:15

Më shumë se 36 mijë persona do të garojnë sivjet në maratonë- 9 mijë garues më shumë se zakonisht- dhe më shumë se 500 mijë persona besohet se do të përcjellin këtë ngjarje sportive.

Zyrtarët policorë këtë vit kanë bërë një operacion të madh të sigurisë, që përfshinë ndalimin e mbajtjes së çantave të shpinës dhe gjithashtu kanë vendosur edhe pika kontrolli.

Në garën e vitit të kaluar, dy vëllëzër kishin vendosur dy bomba afër vijës së finishit, nga e cila kishin gjetur vdekjen 3 persona dhe ishin lënduar më shumë se 260 të tjerë.

Njëri prej sulmuesve me bombë, Dzhokhar Tsamaev (20), pritet që të paraqitet në gjykatë në muajin nëntor. Ai është deklaruar i pafajshëm në 30 akuzat e ngritura, ku 17 prej tyre parashohin edhe dënim me vdekje. Ndërkaq, vllaii tij, Tamerian (26) kishte vdekur gjatë një konfrontimi me policinë teksa ishte munduar që të ikte.