Ndërmarrësi Kasumi: : S’ka treg të lirë të energjisë, ka sërish monopol prej KESCO-s

Pronari i kompanisë së ushqimit “Vipa Chips”, Bedri Kasumi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të çmimit të energjisë elektrike, që do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e faturave për bizneset dhe qytetarët. “Rritja prej 16.1% normalisht se do të sjellë fatura më të larta, gjë që do të ndikojë negativisht…

Lajme

29/05/2025 10:17

Pronari i kompanisë së ushqimit “Vipa Chips”, Bedri Kasumi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të çmimit të energjisë elektrike, që do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e faturave për bizneset dhe qytetarët.

“Rritja prej 16.1% normalisht se do të sjellë fatura më të larta, gjë që do të ndikojë negativisht në ekonomi”, tha Kasumi. Ai tha se Kosova nuk është e përgatitur për kalimin në tregun e lirë të energjisë, pasi sipas tij, për momentin, bizneset po furnizohen vetëm nga një operator, KESCO, dhe nuk ekziston një treg i lirë konkurrues.

“Na është ofruar vetëm energjia nga një operator, dhe ai është KESCO. Operator tjetër nuk ofrohet për momentin, kjo tregon se nuk ka treg të lirë, por një monopol. Çmimi që na është ofruar është trefishi i atij që paguajmë tani,” tha Kasumi.

Sipas tij, kjo situatë do të ndikojë në rritjen e çmimit të produkteve të prodhuara nga kompania e tij.

“Në mënyrën që ne operojmë, duhet të rrisim çmimin e produktit final, dhe kjo do të reflektohet edhe në shitje, por edhe në numrin e të punësuarve,” përfundoi Kasumi.