Ndërhyrje e suksesshme urgjente në Pulmologjinë e QKUK-së, i hiqet trup i huaj pacientes 63-vjeçare

Një ndërhyrje urgjente është realizuar me sukses në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët kanë larguar një trup të huaj nga rrugët e frymëmarrjes së një pacienteje 63-vjeçare. Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja ishte paraqitur si rast urgjent, ndërsa pas ekzaminimit me CT të toraksit u konfirmua prania e…

Lajme

08/10/2026 09:20

Një ndërhyrje urgjente është realizuar me sukses në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët kanë larguar një trup të huaj nga rrugët e frymëmarrjes së një pacienteje 63-vjeçare.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja ishte paraqitur si rast urgjent, ndërsa pas ekzaminimit me CT të toraksit u konfirmua prania e trupit të huaj në bronkun kryesor të majtë, duke shkaktuar bllokim të plotë të lumenit bronkial dhe duke paraqitur rrezik serioz për komplikime.

Ekipi i Klinikës së Pulmologjisë ka ndërhyrë menjëherë përmes bronkoskopisë, përmes së cilës trupi i huaj është larguar me sukses.

QKUK ka vlerësuar reagimin e shpejtë dhe koordinimin e stafit shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme në raste të tilla urgjente. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: