Ndarja e bujshme e JLo-së, artistja bën deklaratën e fortë
Jennifer Lopez po reflekton për ndarjen nga Ben Affleck, duke zbuluar se kjo periudhë e vështirë i ka sjellë një ndryshim të thellë personal. Gjatë një interviste të dhënë për emisionin CBS News Sunday Morning më 28 shtator, këngëtarja dhe aktorja tha se divorci nga Affleck — i cili është gjithashtu producent ekzekutiv i filmit…

ShowBiz
Jennifer Lopez po reflekton për ndarjen nga Ben Affleck, duke zbuluar se kjo periudhë e vështirë i ka sjellë një ndryshim të thellë personal.
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin CBS News Sunday Morning më 28 shtator, këngëtarja dhe aktorja tha se divorci nga Affleck — i cili është gjithashtu producent ekzekutiv i filmit të saj më të ri, Kiss of the Spider Woman— ishte “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.”
“Sepse më ndryshoi,” tha Lopez. “Më ndihmoi të rritesha në mënyrën që më nevojitej.”
Lopez tregoi se filmi u xhirua në një periudhë të trazuar në jetën e saj personale. “Çdo moment në set ishte i mrekullueshëm, por sapo kthehesha në shtëpi, gjërat nuk ishin aspak të mira,” rrëfeu ajo. “Duhej të mësoja si të funksionoja brenda kësaj gjendjeje.”
Filmi Kiss of the Spider Woman, një adaptim i romanit të vitit 1976 nga Manuel Puig dhe i shfaqjes së famshme të Broadway-it, pritet të dalë në kinema më 10 tetor dhe përfaqëson rolin e parë të Lopez në një film muzikor.
Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan, por ndarja erdhi në vitin 2004. Më pas të dy krijuan familje me partnerë të tjerë, derisa u ribashkuan në vitin 2021 dhe u martuan në korrik të vitit 2022 në Las Vegas.
Vetëm dy vjet më vonë, çifti vendosi të ndahej, dhe Lopez paraqiti kërkesën për divorc, duke përmendur “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme.”
Pavarësisht ndarjes, Lopez është fokusuar plotësisht në karrierën e saj dhe promovimin e këtij projekti të veçantë për të, që e konsideron një nder të madh. Ajo gjithashtu ia ka dedikuar filmin nënës së saj, Guadalupe Rodríguez, që ishte e apasionuar pas filmave muzikorë.
“Jam rritur me muzikale,” tha Lopez. “Mamaja ime i adhuronte ato, dhe edhe unë po ashtu. E ndiej që me këtë film i kam bërë një nder asaj.