Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për përleshjen në veri

Një i dyshuar është ndaluar për 48 orë lidhur me përleshjen në Mitrovicë të Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. “Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen kodra e minatorëve, Mitrovicë Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka…

Lajme

29/06/2025 16:01

Një i dyshuar është ndaluar për 48 orë lidhur me përleshjen në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.

“Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen kodra e minatorëve, Mitrovicë Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka dërgu në spital për të pranu tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndalu për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kalu si dëshmitar”, tha Elshani.