Ndalohet një veturë në Gjilan, shtetasi serb kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore – Pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Gjilan që drejtohej nga një i dyshuar serb. Gjatë kontrollit të dokumenteve, Policia ka kuptuar se i dyshuari ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore pasi nuk ishte lejuar të hynte përmes pikës kufitare zyrtare, shkruan lajmi.net. I dyshuari pasi është intervistuar, është…

Lajme

05/06/2025 10:46

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Gjilan që drejtohej nga një i dyshuar serb.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, Policia ka kuptuar se i dyshuari ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore pasi nuk ishte lejuar të hynte përmes pikës kufitare zyrtare, shkruan lajmi.net.

I dyshuari pasi është intervistuar, është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan / 04.06.2025 – 22:20. Njësia policore ka ndaluar në një pikë kontrolli një veturë me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe intervistimit të personit të dyshuar është kuptuar se i dyshuari pasi që nuk ishte lejuar të hynte në Republikën e Kosovës përmes pikës kufitare zyrtare ka hyrë përmes rrugëve malore. Pas intervistimit i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/