Ndalohet një person- Dyshohet për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve” gjatë zgjedhjeve komunale në Kllokot
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me iniciale D.K. nga fshati Verbovc Komuna e Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210,…
 
                        Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me iniciale D.K. nga fshati Verbovc Komuna e Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve të përcaktuara sipas Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës, do të ushtroj ndonjërën nga masat, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, që do të zhvillohet”,thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/share/v/15jB2Q3MfP/
 
                                                       
                                                       
                                                      