Ndalohet një automjet në Mitrovicë të Veriut, po kontrabandonte një sasi pantallona

Policia e Kosovës, sot rreth orës 15:20, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një sasi pantallona, për të cilat drejtuesi i automjetit, E.G., nuk ka prezantuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me mallin. “Sipas procedurave, rasti do të procedohet në Doganën e Kosovës për…

Lajme

25/01/2026 21:01

Policia e Kosovës, sot rreth orës 15:20, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një sasi pantallona, për të cilat drejtuesi i automjetit, E.G., nuk ka prezantuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me mallin.

“Sipas procedurave, rasti do të procedohet në Doganën e Kosovës për veprime të mëtejshme dhe trajtim sipas ligjit në fuqi. Policia vazhdon të punojë në parandalimin e kontrabandës dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor. Policia garanton veprime të shpejta dhe procedura të rregullta ndaj të gjithë atyre që tentojnë të shkelin ligjin. Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta për të siguruar rendin, ligjin dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: