Ndalohet i dyshuari për shpëlarje parash, në zarf i gjenden mbi 29 mijë euro

Një rast i shpëlarjes së parasë është raportuar dje nga Policia e Kosovës. Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit në Vërmicë ka hasur një automjet me ngasës mashkull. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29 mijë e 200 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të…

Lajme

20/08/2026 08:54

Një rast i shpëlarjes së parasë është raportuar dje nga Policia e Kosovës.

Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit në Vërmicë ka hasur një automjet me ngasës mashkull.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29 mijë e 200 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/