Çitaku – Kurtit: Eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues, mos e mbaj peng shtetin për kalkulimet e tua

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar pasi kanë qëndruar para Qeverisë përsëri sot. Ajo ka thënë se aty kanë qëndruar bashkë me asamblistë dhe drejtorë nga Komuna e Vushtrrisë me një kërkesë të qartë. “Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesat…

Lajme

20/08/2026 09:29

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar pasi kanë qëndruar para Qeverisë përsëri sot.

Ajo ka thënë se aty kanë qëndruar bashkë me asamblistë dhe drejtorë nga Komuna e Vushtrrisë me një kërkesë të qartë.

“Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesat e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake. Të presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: