Ndalohet 36 vjeçari nga Kosova tentoi të fuste 18 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri

Një 36 vjeçar nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare Morinë-Kukës pasi që ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. “Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërie në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është…

Lajme

03/10/2024 15:07

Një 36 vjeçar nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare Morinë-Kukës pasi që ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërie në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin kosovar D. M. .Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se materialet janë sekuestruar.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Tutje në njoftim thuhet se materialet procedurale tani kanë kaluar në Prokurori, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Lajmi.net/