Ndalohen gjashtë persona për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona kosovarë, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror nga Serbia me automjete në fshatin Rujishte të Zubin Potokut. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje gjatë kontrollit të automjeteve, zyrtarët policorë kanë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar. “Fsh.…

Lajme

12/12/2025 11:10

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona kosovarë, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror nga Serbia me automjete në fshatin Rujishte të Zubin Potokut.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje gjatë kontrollit të automjeteve, zyrtarët policorë kanë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar.

“Fsh. Rujishte, Zubin Potok / 11.12.2025 – 18:30. Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.