Ndalohen dy persona të mitur për sulm seksual në Ferizaj, kërkohet caktimi i masës së paraburgimit të tyre
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar dy të mitur për veprën penale “sulm seksual”. Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit të tyre, shkruan lajmi.net. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka…

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar dy të mitur për veprën penale “sulm seksual”.
Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit të tyre, shkruan lajmi.net.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të mitur për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Lajmi.net/