Ndalohen dy persona në Fushë-Kosovë, dyshohen për ryshfet në lidhje me votimin
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin për media.
Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit. /Lajmi.net/