Ndalet Bayerni

Bayern Munich barazoi 1:1 si mysafir i Schalkes në kuadër të xhiros së dytë në Bundesligë. Robert Lewandowski shënoi për bavarezët, por vendasit u kundërpërgjigjën me golin e Benedikt Howedes.

Sport

30/08/2014 21:32

Bayern Munich barazoi 1:1 në udhëtim te Schalke në kuadër të xhiros së dytë në Bundesligë.

Xherdan Shaqiri dhe përforcimi i ri Xabi Alonso ishin titullarë te skuadra mysafire, por as ata nuk kryen punë që ekipi i Pep Guardiolës të fitojë pikë të plota nga Gelsenkirchen.

Robert Lewandowski kaloi në epërsi Bayernin në minutën e dhjetë, por rezultatin për vendasit e barazoi Benedikt Howedes, në minutën e 62-të.